KUFIZOJ kal.

  • 1. vet. veta III. Shënon kufirin a kufijtë e një hapësire, shërben si kufi me një shtet, me një arë etj.; ka si kufi diçka. Në lindje e kufizojnë malet.
  • 2. jokal. vet. veta III. Ka kufi të përbashkët me një vend ose me një shtet tjetër, kufizohet. Kufizon nga veriu (nga jugu) me...
  • 3. Caktoj kufirin a kufijtë midis dy pjesëve të hapësirës, vë kufirin. Kufizuan arat.
  • 4. Mbyti a ngushtoj brenda disa caqeve përdorimin e diçkaje ose veprimin a ndikimin e diçkaje a të dikujt, i vë kufi dikujt a diçkaje; pakësoj deri në një farë mase; ngushtoj. Kufizoj ushqimet (duhanin). Kufizoj shpenzimet. Kufizoj veprimin (ndikimin) e dikujt a të diçkaje. Ia kufizon lëvizjet (të drejtat, mundësitë) dikujt.