KUFOMË f.

  • 1. Trupi i njeriut të vdekur. U prish (u kalb) kufoma. Ishte bërë si kufomë ishte dobësuar e ishte zverdhur shumë.
  • 2. krahin. Trupi i bagëtisë së therur.
  • 3. fig. Njeri shumë i dobët nga shëndeti, fare pa fuqi dhe i verdhë në fytyrë, njeri që është bërë si i vdekur.
  • 4. fig. keq. Njeri që vetëm sa për sy e faqe e ka në dorë pushtetin në një vend; qeveritar i lartë që i ka ditët të numëruara a që mezi mbahet në fuqi me ndihmën e të huajve. Kufomë politike.
  • Kufomë e gjallë shih te GJALLË (i, e). Janë dy kufoma e një shpirt duhen shumë me njëri-tjetrin.