kujdes
KUJDES m.
- 1. Vëmendja që tregojmë për dikë a për diçka dhe përpjekjet që bëjmë për ta ruajtur, për ta mbajtur mirë, për ta rritur, për ta zhvilluar më tej etj.; vëmendje. Kujdes atëror. Kujdes i tepruar. Kujdesi për fëmijët. Kujdesi për të sëmurin. Kujdesi për kulturën (për artin).
- 2. Përqendrimi i vëmendjes në një punë, në një detyrë etj., për ta kryer atë sa më mirë. Punon me kujdes. Ka kujdes në punë. E ka bërë me kujdes. Rrit (shtoj) kujdesin në punë.
- 3. Detyrë a punë e vëmendshme që më ngarkohet të kryej për diçka a për dikë. Ia ka lënë vajzës tërë kujdesin e shtëpisë.
- 4. kryes. bised. Halle, telashe, kokëçarje;, shqetësim, merak. E mbytën kujdeset. Me një mijë kujdese. Shpëtoi nga kujdeset. Rri me kujdes. Më futi në kujdes. Mos ki kujdes! Mban kujdeset e dikujt tjetër.
- 5. Mbikëqyrje e dikujt për ta ndihmuar sa herë të ketë nevojë. E ka mjeku nën kujdes.
- E kam kujdes, diçka e ndjek si shkon; e mbikëqyr gjersa të përfundojë (një punë, një detyrë); e kam gjithnjë parasysh.