kujdestar
KUJDESTAR m.
- 1. Ai që është ngarkuar të mbikëqyrë ose të kontrollojë punën e dikujt; nëpunës i caktuar për t'u kujdesur për rregullin e disiplinën në një konvikt. Kujdestari i ndërresës. Kujdestari i kompanisë. usht. Kujdestari i konviktit.
- 2. drejt. Ai që është ngarkuar me ligj të kujdeset për një të mitur a për një të sëmurë, që ta mbrojë e ta rritë atë, të administrojë pasurinë e tij gjersa ky të arrijë moshën madhore ose të përmbushë kushtet para ligjit.
- 3. Nxënës ose student që ka për detyrë të kujdeset për rregullin e disiplinën në klasën a në grupin e tij dhe të ndihmojë mësuesin a pedagogun. Kujdestari i klasës (i grupit). Kujdestari i pastërtisë.
- 4. si mb. Që është ngarkuar të kujdeset në mënyrë të veçantë për sjelljen e mbarëvajtjen e nxënësve të një klase ose të studentëve të një grupi a të një kursi. Mësuesi (pedagogu) kujdestar. Mësuesja (pedagogia) kujdestare.