KUJDESTARI f.

  • 1. Detyra që bën kujdestari (në një shkollë, në një konvikt etj.); shërbimi i kujdestarit. Ka kujdestarinë. Plani i kujdestarisë.
  • 2. drejt. E drejta që i jepet dikujt me ligj për t'u kujdesur për një të mitur a për një të sëmurë dhe për të administruar pasurinë e tij gjersa ai të arrijë moshën madhore ose të përmbushë kushtet para ligjit.
  • 3. Ndihma e përkrahja që zotohet a ngarkohet t'i japë një njeri, një ndërmarrje etj. dikujt tjetër që është më i dobët ose që ka nevojë; kujdes. Kam në (nën) kujdestari. Marr në (nën) kujdestari. Vihet nën kujdestari.