kujtim
KUJTIM m.
- 1.Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KUJTOJ, KUJTOHEM. Në shenjë kujtimi. Për kujtim.
- 2. Gjurmë a përshtypje që na lë në mendje diçka që kemi parë, që kemi dëgjuar ose që kemi jetuar; riprodhimi i kësaj gjurme a përshtypjeje, ringjallja e përfytyrimit për dikë a për diçka; dikush ose diçka që kujtohet me nderim. Kujtime të bukura (të këqija). Kujtime të paharruara. Kujtimet e fëmijërisë. Ruaj (kam) kujtime të mira. Bie (zhytem) në kujtime. Nderojmë (përjetësojmë) kujtimin e dëshmorëve. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!
- 3. Diçka që na e fal dikush për ta kujtuar ose në shenjë nderimi. Më dha (më fali, më la) një kujtim. E ruaj si kujtim.
- 4. vet. Ajo që mbajmë mend e tregojmë me gojë a me shkrim për ngjarje që i kemi jetuar vetë. Kujtimet e veteranëve. Kujtime nga jeta e brigadës. Mbledh (shkruaj) kujtimet.