KULETË f.

  • 1. Qese e vogël prej lëkure, me disa të ndara, që mbahet me vete për të vënë të holla, letra me vlerë etj. Futi paratë në kuletë. Nxori letërnjoftimin nga kuleta.
  • 2. fig. bised. Paratë që ka dikush, të ardhurat; llogaria mbi të ardhurat dhe shpenzimet e përditshme; xhepi. Sipas kuletës sipas të ardhurave që ka. Kush e mban kuletën? I mban kuleta atij ka para. Shih kuletën tënde! E mbushi kuletën fitoi shumë para. E zgjidhi (e hapi) kuletën (qesen, trastën). shih te ZGJIDH. E shkundi kuletën i harxhoi të gjitha paratë që kishte me vete. I është shpuar kuleta. iron. nuk ka para; s'i qëndron paraja, e harxhon. E ka kuletën të shpuar i janë mbaruar paratë, nuk ka asnjë lek:
  • 3. bised: Vezmja e fishekëve; fishekore. Fut fishekët në kuletë.