KULMOJ kal.

  • 1. I hedh kulmin çatisë; i bëj shtëpisë një çati me kulm. Kulmoj shtëpinë.
  • 2. Formoj një pirg duke vënë më këmbë me një kulm të përbashkët disa shkopinj, pushkë, duaj etj. Kulmojnë hunjtë në kopsht. Kulmojnë duajt e misrit (e grurit).
  • 3. jokal. vet. veta III fig. Arrin kulmin, arrin pikën më të lartë. Kulmoi lufta.
  • 4. jokal. vet. veta III. Arrin pikën më të lanë në horizont, arrin në zenit (për trupat qiellorë). Kulmoi dielli.