kumbon
KUMBON jokal.
- 1. Lëshon një tingëllimë të zgjatur, që duket sikur vjen nga larg; lëshon një tingëllimë, që përhapet me jehonë; tingëllon. Kumbon zëri.
- 2. Jehon, ushton. Kumbon lugina. Kumbon salla nga brohoritjet.
- 3. Ndiej një zhurmë të zgjatur në vesh, më ushton. Më kumbojnë veshët.
- 4. fig. Dëgjohet gjithandej, përhapet me forcë, bën jehonë. Kumbon fjala.