kundërt
KUNDËRT f.
- 1. Diçka që është e kundërt me një tjetër, diçka që nuk pajtohet me një tjetër a është në kundërshtim me të. Flet (bën) të kundërtën. Dikur ndodhte e kundërta. Nuk është kjo, po e kundërta.
- 2. filoz. Secila nga anët, vetitë a prirjet e kundërta të sendeve ose të dukurive, që janë në kundërshtim ndërmjet tyre; kundërti. Lufta e të kundërtave.
- Në të kundërtën; përkundrazi.
KUNDËRT mb.
- 1. Që nuk pajtohet me një tjetër, që është në kundërshtim me të ose i kundërvihet atij; krejt i ndryshëm nga diçka tjetër, që dallohet shumë nga një tjetër. Mendime (pikëpamje, veprime) të kundërta. Interesa të kundërta. Karaktere të kundërta. Tipa të kundërt. Kuptime të kundërta. gjuh. kuptime antonimike. Fjalë të kundërta gjuh. antonime.
- 2. Që është përballë diçkaje tjetër; që qëndron përkundrejt ose në anën, tjetër të diçkaje. Faqja e kundërt. Skaji i kundërt. Kënde të kundërta. gjeom. Në anën e kundërt.
- 3. Që vjen përballë a lëviz në drejtim të përkundërt me diçka a me dikë tjetër; i kundërt. Në drejtim të kundërt. Rryma uji të kundërta. Lëvizje të kundërta.