KUNDRINË m. gjuh.

  • Gjymtyrë e dytë e fjalisë, mbi të cilën bie veprimi i foljes që shërben si kallëzues. Kundrinë e drejtë kundrinë e shprehur nga një emër a përemër në rasën kallëzore pa parafjalë. Kundrinë e zhdrejtë kundrinë e shprehur nga një emër a përemër në rasën dhanore.