kurm
KURM m.
- 1. Trungu i trupit të njeriut, shtati pa gjymtyrët e pa kokën; trupi. Me kurm të gjatë (të shkurtër). Me kurm të mbushur. Mbështet kurmin. Iu ngjeth kurmi. E goditi (i ra) në kurm.
- 2. Kurrizi (sidomos i shpendëve), kurrize; thelë nga pjesa e kurrizit; thelë. Kurmi i pulës. Kurm peshku. Kurmi s'ka mish. Do gjoksin apo kurmin?
- 3. Trungu i një druri. Kurmi i plepit (i lisit).