KURS m.

  • 1. Tërësia e mësimeve që jepen brenda një kohe të shkurtër, për të kualifikuar a për të specializuar në një fushë të caktuar një grup punonjësish ose të rinjsh; përmb. bised. ata që ndjekin këto mësime. Kurs teknik. Kurs tremujor (gjashtëmujor, njëvjeçar). Kurs kualifikimi. Kurs kundër analfabetizmit. Kursi i ekonomisë shtëpiake. Kurs për kuzhinierë (për mami, për infermierë, për rrobaqepëse, për traktoristë, për shoferë). Kurs pa shkëputje nga puna. Erdhi gjithë kursi.
  • 2. Shtjellimi i plotë e sistematik i një lënde mësimore ose i një pjese të veçantë të saj në shkollë të lartë; teksti i kësaj lënde. Kursi i fizikës së përgjithshme. Kursi i anatomisë normale të njeriut.
  • 3. Viti mësimor që ndjek dikush në një shkollë të lartë sipas një programi të caktuar; përmb. bised. tërësia e studentëve që ndjekin mësimet së bashku në një vit të tillë. Kursi i parë (i dytë ...). Shok (shoqe) kursi. Në ç'kurs bëhet kjo lëndë? Kursi i tretë ka provim. Mori pjesë (kaloi) i gjithë kursi.
  • 4. fin. Çmimi në treg i aksioneve ose i letrave të tjera me vlerë, në bazë të të cilit bëhet këmbimi ose shitja e blerja e tyre (në vendet kapitaliste). Kursi i valutës (i dollarit, i sterlinës). Rënia e kursit. E uli kursin.
  • 5. tek. Drejtimi i lëvizjes së një mjeti të lundrimit detar ose ajror. Kursi i anijes. Mori kursin drejt lindjes. Ndryshoi (ktheu) kursin. U shmang nga kursi i caktuar.
  • 6. fig. Vija politike e një shteti a partie; rruga që ndjek shteti a partia. Kurs i drejtë (i pandryshueshëm).