kurth
KURTH I m.
- 1. Mjet prej druri a prej metali, i ndërtuar posaçërisht për të zënë kafshë të egra, minj, zogj etj.; çark, grackë. Kurth minjsh. Zë me kurth. Nuk zuri gjë kurthi.
- 2. Vend i fshehur, i rrethuar a i mbyllur, nga i cili nuk mund të shpëtojë ose e ka shumë vështirë të dalë ai që futet aty. E tërhoqën armikun në kurth.
- 3. fig. Gjendje e vështirë që krijohet me dredhi e me keqdashje për dikë për ta dëmtuar a për ta asgjësuar; dredhi që i kurdiset dikujt pas shpine. Ra (e futi, e shtiu) në kurth. Ngrinte kurthe. Shpëtoi nga kurthi.
KURTH II m. kryes.
- 1. Degëzimet e kungullit, të pjeprit etj., që shtrihen e zgjaten në tokë.
- 2. Gropa ku mbillet kungulli, pjepri etj.