kushtetues
KUSHTETUES mb.
- 1. Që shpallet me kushtetutë, që e përmban kushtetuta; që është në përputhje me kushtetutën, që bazohet në kushtetutën. E drejta kushtetuese. Garanci kushtetuese. Shtet kushtetues. Monarki kushtetuese regjim shtetëror, ku pushteti i monarkut është i kufizuar nga kushtetuta.
- 2. Që miraton kushtetutën e një vendi; ligjvënës. Asambleja Kushtetuese. Kuvendi Kushtetues. Kongresi kushtetues kongres që miraton normat themelore për krijimin e një organizate, partie a shoqate.