KUSHTOJ kal.

(me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore).

  • 1. Vë gjithçka në shërbim të dikujt ose të diçkaje, bëj një punë a zhvilloj një veprimtari me zell të madh, duke vënë të gjitha fuqitë e mia; jap çdo gjë, deri edhe jetën, për të mbrojtur interesat e popullit, të Atdheut a një ideal të lartë, bëj fli. Gjithë jetën ia kushtoi popullit. Ia kushtoi veten revolucionit.
  • 2. Bëj një vepër letrare, artistike, shkencore etj. për kujtim të dikujt a të diçkaje ose në shenjë dashurie e nderimi për dikë, duke vënë mbi të edhe një shkrim të shkurtër. Ia kushtoi Atdheut. Vjershën ia kushtoi heroit. Ia kushtoj nënës sime.
  • 3. Tregoj kujdes, vëmendje etj. për diçka; i jap rëndësi diçkaje. I kushton kujdes punës (mësimit). Nuk i kushtoi vëmendjen e duhur.