lëbardh
LËBARDH kal.
- 1. E bëj diçka pak si të bardhë, e zbardh; i hedh një dritë të lehtë a të zbehtë. Bora lëbardhi majat. Dielli lëbardhi malet. Hëna lëbardhte fushat.
- 2. jokal. vet. veta III. Shquhet me ngjyrën e bardhë, duket a bie në sy si diçka e bardhë, zbardhëllon (zakonisht për sende larg nesh). Lëbardh dëbora larg në male. Lulet e mollës kanë zënë të lëbardhin.
- 3. jokal. vet. veta III. Nis të zbardhë nga drita e ditës; nis të agojë, zbardhëllon. Lëbardhi agimi. Po lëbardhte mëngjesi. U ngrit para se të lëbardhte.