LËKUNDSHËM mb.

  • 1. Që lëviz sa nga një anë në tjetrën, që lëkundet; i lëvizshëm. Urë e lëkundshme. Karrige e lëkundshme.
  • 2. fig. Që nuk është i qëndrueshëm a i sigurt në mendimet e në veprimet e veta, që nuk ka besim të patundur në vetvete ose te diçka a te dikush; i pavendosur. Njeri i lëkundshëm. Qëndrim i lëkundshëm.
  • 3. I pasigurt, i paqëndrueshëm; i dobët. Regjim i lëkundshëm. Monedhë (pagë) e lëkundshme.