lëkurçe
LËKURÇE f.
- 1. Veshje e sipërme, e bërë me lëkurë deleje të paqethur, që arrin deri në mes, gozhup i shkurtër. Lëkurçe dashi. Lëkurçet e dukagjinasve.
- 2. Postiqe dashi a qengji. Shtroi lëkurçen.
- 3. Qese e vogël prej lëkure, që shërben për të mbajtur diçka. Lëkurçe duhani. Lëkurçja e urorit dhe e eshkës.
- 4. Këllëf i bërë me lëkurë qengji, që u vihet fshesave për të lyer muret me gëlqere (zakonisht në fshat); fshesë e mbështjellë me një këllëf të tillë. Lëkurçe qengji. I lyenin shtëpitë me lëkurçe.
- 5. shih LËKUR/Ë, ~A4. Lëkurçe fiku.