lëmek
LËMEK kal.
- 1. E njom pak diçka me ujë a me diçka tjetër të lëngët për ta zbutur a që të mos thahet; e lag e bëj qull. E lëmek duhanin. E lëmeku shaminë me djersë (me lot).
- 2. E prek lehtë me diçka. E lëmeku plumbi në krah (në kokë).
- 3. edhe fig. E dobësoj a e lodh shumë dikë, ia pres fuqitë; e kapit; e bëj të flashkët; e mek; e vdes. E lëmeku sëmundja. E lëmeku gjumi. E lëmekën fatkeqësitë