lëmekem
LËMEKEM vetv.
- 1. Njomem pak me ujë ose me diçka tjetër të lëngët; djersitem pak; lagem, bëhem qull. U lëmekën me ujë. U lëmek nga ethet. Iu lëmek balli. Lëmeken foshnjat në gjumë.
- 2. edhe fig. Më priten fuqitë nga lodhja, nga ndonjë sëmundje etj.; këputem, kapitem; bëhem i flashkët; më bie të fikët; mekem; vdes. Iu lëmekën duart. Iu lëmek koka. Iu lëmekën fuqitë. Iu lëmek zemra u tremb shumë, iu drodh zemra nga një e keqe, u trondit thellë. U lëmek e ra.
- 3. vet. veta III. Më dobësohet e më shuhet pak nga pak, më pritet (zëri a fjala); më meket. Iu lëmek zëri (fjala) në gojë. Iu lëmek goja.
- 4. Pës. e LËMEK.