lëmekur
LËMEKUR mb.
- 1. Që është njomur pak me ujë ose me diçka tjetër; që është djersitur pak; i lagur, i qullur. Me rroba të lëmekura. Me ballë të lëmekur.
- 2. edhe fig. Që i janë prerë fuqitë nga lodhja, nga ndonjë sëmundje etj.; i këputur, i kapitur; i flashkët; që i ka rënë të fikët; i mekur; i vdekur. Me duar te lëmekura. Me kokë të lëmekur. Me zemër (me shpirt) të lëmekur.
- 3. Që është dobësuar e shuar pak nga pak, që është i pafuqishëm e mezi dëgjohet, i mekur. Me zë të lëmekur.