lëmishte
LËMISHTE f.
- 1. Copë e vogël dhe e hollë nga degët e drurëve ose nga kashta e bimëve, shkarpë e hollë, krande, karthje; byku i imët i kashtës së drithërave, që veçohet në lëmë nga kokrrat. Lëmishte të thata. Lëmishte zjarri. I hyri në sy një lëmishte. S'mbahet zjarri me lëmishte. fj. u.
- 2. vet. Mbeturinat e ndryshme të hedhura andej-këtej nëpër dhoma a nëpër oborr, të fshirat; bëzhdilat, plehrat. Lëmishtet e dhomës (e oborrit). Mblodhi (hoqi, pastroi) lëmishtet.
- 3. Korije me ahe të rinj.