lëmoj
LËMOJ kal.
- 1. Ha sipërfaqen e diçkaje me limë ose me një vegël a mjet tjetër për ta bërë të sheshtë e të butë. Lëmoj bishtin e sëpatës (e kazmës). Lëmoj një pllakë çeliku. Lëmoj gurin e mullirit.
- 2. E fërkoj lehtë-lehtë dikë me dorë për ta përkëdhelur; fërkoj lehtë; fig. përkëdhel. I lëmonte flokët (kokën, gërshetat, faqet).
- 3. fig. E përpunoj mirë e bukur diçka, e punoj me mjeshtëri e deri në hollësitë më të vogla, i jap trajtën përfundimtare, e kreh mirë. E bëj të përsosur. E ripunoi veprën për ta lëmuar mirë. Lëmoj stilin (gjuhën). I ka lëmuar vargjet e poemës.