lëmuar
LËMUAR mb.
- 1. Që e ka vetiu sipërfaqen të sheshtë, pa të ngritura e të ulura dhe të butë ose që është bërë i tillë pasi është ngrënë me limë a me një mjet tjetër; i butë; kund; i ashpër. Bisht i lëmuar. Dërrasë (rrasë) e lëmuar. Gur i filmuar. Dorezë e lëmuar. Gjethe të lëmuara. Me lëkurë të lëmuar. Qilim i lëmuar qilim pa push e pa thekë, qilim i zakonshëm. Me flokë të lëmuar.
- 2. fig. I punuar mirë e bukur, me mjeshtëri e deri në hollësitë më të vogla, i krehur mirë, i punuar në mënyrë të përsosur. Vepër e lëmuar. Ka gjuhë të lëmuar.
LËMUAR ndajf.
- Qetë e qetë, pa u ngutur, pa u nxituar e pa u shqetësuar për punën etj. shtruar; pa u ndjerë fare, urtë e butë. E shkonin (e kalonin, punonin, hanin) lëmuar. Sillet lëmuar me të gjithë. Nuk rri lëmuar kush ka këmbë e duar. fj.u.