LËNGATË f.

  • 1. Sëmundje e rëndë, që e bën njeriun të vuajë e të lëngojë në shtrat për një kohë të gjatë. Lëngatë e rëndë. I rentë një lëngatë! mallk.
  • 2. Sëmundje ngjitëse që u bie kafshëve epidemi; sëmundje që dëmton shumë bimët. Lëngata e dhive. Lëngata e pulave. Lëngata e drithërave (e misrit, e pemëve).
  • 3. fig. Vuajtje e thellë shpirtërore, brengë e madhe. E ka lëngatën përbrenda.
  • Lëngata (sëmundja) e hënës mjek. sëmundja e tokës, epilepsia. Lëngata e thatë mjek. tuberkulozi. Lëngata e verdhë mjek. verdhëza.