LËNURUR mb.

  • 1. Që është krehur me krehër, i krehur; i shkrifur. Lesh (pambuk, li) i lënurur.
  • 2. edhe fig. Që është bërë fije-fije a copë-copë, që është bërë fërtele; që është gërvishtur shumë; i rrahur keq. Me rroba të lënurura. Me fytyrë të lënurur. Si qen i lënurur.
  • 3. fig. I munduar, i sfilitur. Me zemër të lënurur.
  • 4. fig. Që e ka mendjen të prishur a të hallakatur, me mendje të prishur; i prishur nga mendtë, i shkalluar.