LËPIHEM vetv.

  • 1. Shkoj gjuhën mbi buzët e mia; lëpij veten. Hante e lëpihej. Macja po lëpihej.
  • 2. veta III. Shkon a rrjedh ngjitur mbi sipër faqen e diçkaje a anës diçkaje; puthitet pas diçkaje. Flakët lëpiheshin pas oxhakut. Lumi lëpihej pas bregut. Uji lëpihet pas shtambës (kur derdhet nga buzët). Flokët i lëpiheshin në kokë.
  • 3. fig. keq. Krihem e ndreqem në mënyrë të stërholluar; pispillosem.
  • 4. fig. keq. I vij rrotull dikujt e i bëj lajka me përulësi; i përulem shumë dikujt për të përfituar diçka a i lutem shumë për të më bërë një të mirë; kam shumë dëshirë të shtie në dorë diçka. Nuk i lëpihet askujt. U lëpihej bejlerëve. I lëpihej pasurisë (prikës). S'është nga ata që lëpihen.
  • 5. fig. keq. Kam marrëdhënie shumë të ngushta me dikë; puthem. Është lëpirë me fashistët (me ballistet).
  • 6. Pës. e LËPIJ.