lëpirë
LËPIRË mb.
- 1. Që është lëpirë me gjuhë. Viç i lëpirë.
- 2. Që është shtruar mirë pas kokës (për flokët); që i ka flokët të shtruar mirë dhe të drejtë; keq. i pispillosur. Me flokë të lëpirë. Njeri i lëpirë.
- 3. I lëmuar e i butë (për sipërfaqe e një sendi); pa bimësi, pa gurë etj., i qëruar (për një vend). Gur i lëpirë. Kodër (pllajë, rripë) e lëpirë.
- Mbeti si gisht i lëpirë mbeti fare pa gjë.