LËSHIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LËSHOJ, LËSHOHEM. Lëshimi i ujit (i gazit). Lëshimi i gurëve (i tullave). Lëshimi i raketave.
  • 2. Qëndrim i butë, jokërkues e joparimor ndaj atyre që shkelin rregullat a që nuk plotësojnë detyrat; lejimi i veprimeve jo të drejta e i çrregullimeve, duke mos marrë masat e duhura e duke mos kërkuar llogari deri në fund; pranimi i kërkesave të një pale tjetër për të arritur në një marrëveshje, duke hequr dorë nga qëndrimi parimor e i prerë. Lëshime ekonomike. Lëshime të dyanshme (të njëanshme). Nuk bën (nuk lejon) asnjë lëshim. I bëri mjaft lëshime. Ka pasur lëshime të mëdha.
  • 3. vjet. Lëshesë.
  • 4. krahin. Bleta e re që sapo është ndarë nga zgjoi mëmë për të zënë zgjua të ri. Kishte dy zgjoje mëmë e tre lëshime.