lëshuar
LËSHUAR mb.
- 1. Që varet poshtë lirisht. Me perde të lëshuara. Me mëngë të lëshuara. Me krahë të lëshuar. Me flokë të lëshuar.
- 2. bised. vjet. Që e kishte ndarë burri e ishte kthyer te prindërit. Grua e lëshuar.
- 3. Që ka rënë nga shëndeti dhe është dobësuar shumë. Plak i lëshuar.
- 4. fig. Që nuk u ka qëndruar dot vështirësive a fatkeqësive, që ka humbur guximin e vendosmërinë, që s'ka më zemër për të vepruar; që ka rënë shpirtërisht. Ishte shumë i lëshuar.
- 5. fig. I shthurur nga ana morale ose i dhënë shumë pas pijeve, qejfeve, kumarit etj., i papërmbajtur; i papërmbajtur në të folur, gojështhurur. Njeri i lëshuar. Bënte një jetë të lëshuar. Ka gojë të lëshuar.
- 6. I zvargur (për zërin). Zë i lëshuar.
- Me dorë të lëshuar
- a) duke harxhuar shumë e me tepri, duke qenë i papërmbajtur, duke prishur shumë;
- b) duke qenë i lirë në kërkesat, duke mos qenë shumë i shtrënguar, me dorë të lirë; duke bërë lëshime.