LËVIZSHËM mb.

  • 1. Që mund të lëvizë. Trup i lëvizshëm. Vinç i lëvizshëm. Urë e lëvizshme. Shkallë e lëvizshme. Skenë e lëvizshme. Vegël (pajisje) e lëvizshme. Thikat e lëvizshme të presës.
  • 2. Që nuk qëndron gjithnjë në të njëjtin vend, që lëviz, jo i qëndrueshëm. Tokë e lëvizshme. Truall i lëvizshëm. Theks i lëvizshëm. gjuh. Qendër e lëvizshme. Pikë vrojtimi e lëvizshme. Spital i lëvizshëm.
  • 3. Që lëviz shumë; që është shumë i gjallë e i shkathët. Fëmijë i lëvizshëm. Me sy të lëvizshëm.
  • 4. fig. Që ndryshon sipas kushteve e rrethanave, i ndryshueshëm; që rritet e zhvillohet. Pjesa më e lëvizshme e diçkaje.
  • 5. fig. bised. keq. Që ka qëndrim jo të mirë moral, bishtdredhur (për femrat). Vajzë (grua) e lëvizshme.