lëvroj
LËVROJ kal.
- 1. edhe jokal. Punoj tokën për ta mbjellë, lëroj. Lëvrojnë tokat. Po lëvronte në arë. Lëvronin me qe. Lëvrojnë me traktor.
- 2. Kreh leshin në krehër. Lëvrojnë leshin.
- 3. Bëj kërkime e studime të zellshme e frytdhënëse në një fushë të shkencës, të artit e të kulturës, e përpunoj një fushë të tillë a një çështje të caktuar në këtë fushë, e thelloj njohjen e saj, e zhvilloj dhe e shpie përpara; krijoj diçka me vlerë në fushën e letërsisë, të artit e të shkencës. Kanë lëvruar gjuhën shqipe. Lëvruan poezinë. Po lëvrojnë tema të reja në letërsi.