LABËRISHT ndajf.

  • 1. Sipas mënyrës së labëve, si e kanë zakon labët. Këndoj (kërcej, heq valle) labërisht. Ia shtruan labërisht.
  • 2. Në të folmen e labëve, si flasin labët. Fliste labërisht.

LABËRISHT mb.

  • Që është krijuar nga labët, lab. Këngë (valle) labërishte. Veshje labërishte.