ladutëri
LADUTËRI f. bised.
- 1. Të qenët i pangopur, grykësi, makutëri. Hante me ladutëri.
- 2. Të qenët shpirtkeq e grabitqar; shpirtligësi, pabesi.
- 3. përmb. Llupësit, grykësit, makutët. S'la gjë në sofër ladutëria.
- 4. përmb. Njerëzit shpirtkëqij e grabitqarë, të pabesët. U mblodh gjithë ladutëria.