LAGËSE f.

  • 1. Enë prej teneqeje, me një lëfyt të gjatë e me një hinkë vrima-vrima, e cila përdoret për të ujitur; ujitëse. Lagëse lulesh (duhani). Ujit me lagëse.
  • 2. Kuti e vogël dhe e cekët, që ka brenda një sfungjer të njomur, ku lagim gishtat kur numërojmë paratë a kur shfletojmë një libër etj. ose kur njomim pullat e letra të tjera të lyera me zamkë të thatë. Lagëse gishtash. Lagëse pullash.
  • 3. Punëtore në fabrikën ose në punishten e bukëve, që njom miellin me ujë për të bërë brumë. Lagësja e miellit.