LAGËT as.

  • Lagështirë. Toka ka të lagët. Të lagëtit e tepërt s'u bën mirë të lashtave.

LAGËT mb.

  • 1. Që ka ujë a lagështirë, i qullur; që ka thithur ujë; i njomur; kund. i thatë. Rroba të lagëta. Me këmbë të lagëta. Me flokë të lagët. Lesh (pambuk) i lagët. Tokë e lagët. Dru i lagët.
  • 2. I lagësht, që është me reshje (për stinët, motin). Mot (muaj) i lagët. Vjeshtë e lagët. Klimë e lagët.
  • Pushkë e lagët mospërf. njeri që nuk vlen fare; njeri që s'ia shkrep, i ngathët, i paaftë.