LAGATERË f.

  • 1. Mot që është herë me shi e herë me diell, mot i paqëndrueshëm.
  • 2. Tokë që vende-vende ka lagështirë.
  • 3. vet. nj. Lojë fëmijësh, që luhet me një copë tjegulle a me një petë guri të lagur nga njëra anë, të cilën e hedhin lart duke e rrotulluar dhe kërkojnë anën e lagur ose anën e terur; fiton ai, të cilit i bie ana e zgjedhur. Luajnë lagaterë.
  • 4. përd. mb. I lagatershëm. Moti (marsi, vjeshta) është lagaterë.
  • 5. përd. mb. fig. bised. Që është me dy faqe a me dy fytyra, shtiracak.