lagem
LAGEM vetv.
- 1. Më bëhet me ujë trupi a një pjesë e tij, bëhem me ujë, bëhem qull; spërkatem me ujë; vet. veta III njomet, qullet. U lag i tëri. Iu lagën këmbët. Iu lag koka. Iu lag këmisha. I janë lagur këpucët. U lagën shumë (në ski). U lagëm e u bëmë qull. Na u lag edhe gjuha u lagëm e u bëmë fare qull, u lagëm që nga koka deri te këmbët (kur na zë ndonjë shi i madh).
- 2. vet. veta III. Zbutet a regjet në ujë a në një lëng tjetër diçka, thith ujë, njomet; kund. thahet, teret. Rrobat u lagën natën. Lëkurët u lagën. Ishte lagur pambuku.
- 3. Pës. e LAG.
- Iu lag baruti tall. shih te BARUT,~I. S'i lagen drutë nuk i prishet pupa, nuk bëhet merak fare për diçka, aq i bën. Nuk e lëmë barutin të laget jemi gjithnjë gati për t'u mbrojtur nga sulmet e armikut, e mbajmë barutin të thatë. E hodhi (e kapërceu, e kaloi) lumin pa u lagur (pa lagur këmbët) e kaloi një rrezik pa pësuar asgjë. Të fut në ujë (në lumë, në pus, në det) e të nxjerr pa u lagur është shumë i zoti e i zgjuar, sidomos për të mashtruar të tjerët. Lagu sot e rruhu mot e bën diçka shumë ngadalë; prit gomar të mbijë bar. Hyn në pus e del pa u lagur shih te PUS,~I.