LAJM m.

  • 1. Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re ose për diçka që ai nuk e di. Lajm i mirë (i gëzueshëm, i keq). Lajm i gënjeshtërt (i rremë). Lajm i rëndësishëm. Lajmi i ri (i fundit). Përhapi lajmin. Erdhi lajmi. Pres një lajm. U dha lajmi. I solli lajmin.
  • 2. kryes. Njoftime për ngjarje të rëndësishme të ditës, që japin agjencitë telegrafike, gazetat dhe radioja e televizioni. Lajme të brendshme (të jashtme). Lajme politike (ekonomike, kulturore). Lajmet e fundit. Lajme të shkurtra. Lajmet e ditës (e mbrëmjes). Agjencia e lajmeve. Emisioni i lajmeve. Faqja (shtyllat) e lajmeve (në një gazetë). Lexoj (dëgjoj) lajmet. Po jepen lajmet.