LAJTHITUR mb.

  • 1. Që ka gabuar pa dashur, që ka bërë një gabim të vogël; që është ngatërruar e ka gabuar, i gabuar. Mendim i lajthitur. Nuk ka qenë hap i lajthitur.
  • 2. fig. Që ka luajtur mendsh, që është prishur nga mendtë, i çmendur.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. E morën për të lajthitur.