lajtmotiv
LAJTMOTIV m. libr.
- 1. muz. Motivi kryesor që përsëritet herë pas here në një vepër muzikore të madhe kur nis një akt, kur përshkruhet një dukuri e caktuar, kur del në skenë po ai veprues etj. dhe që e përshkon gjithë veprën duke lidhur pjesët e saj; tema kryesore. Lajtmotivi i operës (i simfonisë).
- 2. fig. Mendimi kryesor që përshkon një vepër letrare etj. a që theksohet në të; ideja themelore a qëllimi kryesor që udhëheqin veprimtarinë e dikujt. Lajtmotivi i romanit (i dramës, i poemës, i veprës). Lajtmotivi i jetës së tij.