lajtore
LAJTORE f.
- 1. Vend i ndrequr në anë të murit të shtëpisë, që shërben për të larë duart ose enët, sqoll; govatë e thellë prej porcelani, prej çimentoje etj., me një vrimë në mes, ku bie uji i çezmës. Lajtorja e shtëpisë. Lajtorja e çezmës. Lau duart në lajtore.
- 2. Ndërtesë e posaçme, me pajisjet e nevojshme për t'u larë shumë njerëz; banjë. Lajtorja e ushtarëve (e nxënësve). Lajtorja e konviktit.
- 3. Rrobalarëse. Punonte si lajtore.
- 4. Makinë larëse për rroba; pajisje e posaçme që shërben për të larë sende a lëndë të ndryshme. Lajtorja e mineralit.