LAKESË f.

  • 1. Vijë e përkulur në trajtën e një laku; e kthyer; diçka e kthyer si lak, hark, dredhë. Lakesë e madhe. Lakesat e rrugës (e lumit). Lakesa e urës. Lakesa e litarit. Bëj një lakesë.
  • 2. mat. Madhësi që tregon përkuljen e një vije ose të një sipërfaqeje në krahasim me drejtëzën ose me rrafshin. Lakesë e afërsishme. Lakesa e vijës. Lakesa e sipërfaqes (e rrafshit).