LAKMI f.

  • 1. keq. Dëshirë e madhe dhe e pangopur për ta pasur vetë diçka a dikë, etje e pashuar për diçka; synim i padrejtë për të pasur diçka me çdo mënyrë. Lakmi e madhe (e tepruar). Lakmi për fitime. Ka lakmi. I hyri lakmia. Hante me lakmi. E vështronte me lakmi. Nuk i shuhej lakmia.
  • 2. Dëshirë e madhe e përpjekje me të gjitha fuqitë për të kryer një punë a për të rregulluar diçka. Punon me lakmi të madhe. Ka shumë lakmi për punë (për udhëtime).
  • 3. Zili. E shihte me lakmi. E ka lakmi. E mori lakmi e ka zili.