LAKMOJ kal.

  • 1. edhe jokal. keq. Kam dëshirë të madhe e të pangopur për ta pasur vetë diçka a dikë; kam synime të padrejta për të pasur diçka me çdo mënyrë; e teproj në diçka (në të ngrënë etj.), tregohem i pangopur. Lakmon në të ngrënë. Nuk ka lakmuar asnjëherë pas parasë. Ma lakmon zemra. Ç'i lakmoi që e mori? Gjithnjë e kanë lakmuar atë vend.
  • 2. Përpiqem me të gjitha fuqitë që të bëj a të rregulloj diçka, mundohem jashtë masës. Lakmon në punë. Lakmonin ta mbaronin (ta kryenin) shpejt punën.
  • 3. E kam zili dikë. Nuk e lakmoj fare atë njeri.