lakror
LAKROR m. gjell.
- Byrek me lakra të grira, me presh, me kungull etj. Lakror me presh (me spinaq, me labot, me hithra, me pazi, me qepë, me kungull). Lakror me kuleç (me imakë). Lakror me petë. Anët e lakrorit. Mesi i lakrorit. Një ngastër lakror. Shtroj petët e lakrorit.
- E bëri lakror dikë e rrahu fort, e bëri fërtele, e bëri pelte. E bëri (e la) lakror (punën) e ngatërroi shumë, e pështjelloi; e la të pasqaruar e të turbullt. I dolën (iu zbuluan) lakrat lakrorit shih te LAK/ËR, ~RA. Ia hoqi petën lakrorit shih te PET/Ë,~A. Ia nxori (ia qiti) için lakrorit shih tek IÇ,~I. Gjalpi në lakror bie (derdhet, mbetet) fj. u. shih te BIE I.