lakueshëm
LAKUESHËM mb
- 1. Që mund të kthehet a të përkulet në trajtë laku, që mund të lakohet, i përkulshëm i epshëm. Tel i lakueshëm. Trup i lakueshëm.
- 2. fig. Që di të sillet e të veprojë sipas kushteve e rrethanave, që i kupton rrethanat e u përshtatet atyre. Njeri i lakueshëm.
- 3. gjuh. Që e ndryshon trajtën sipas rasës, numrit e gjinisë, që lakohet; kund. i palakueshëm (për emrin, mbiemrin, përemrin, numërorin, nyjën). Pjesët e lakueshme të ligjëratës.