LAKURIQ m.

  • 1. zool. Lakuriqës. Lakuriqi i natës.
  • 2. gjell. Gatesë me miell, me gjalpë, me vezë etj., që shtrohet në tepsi pa u mbuluar me petë dhe piqet në furrë. Lakuriq me qumësht (me kungull, me ajkë). gjell. Laropitë.

LAKURIQ mb.

  • 1. Që nuk ka asnjë rrobë në trup, i zhveshur krejt. Me shtat (me trup) lakuriq. Ishte fare lakuriq.
  • 2. Që nuk ka gjethe fare; që nuk ka asnjë lloj bimësie; i zhveshur. Degët lakuriqe të pemëve. Vend lakuriq.
  • 3. fig. Që shfaqet, duket a thuhet hapur, i hapur; që nuk mbulohet me zbukurime të ndryshme. E vërteta lakuriqe.

LAKURIQ ndajf.

  • 1. Pa asnjë rrobë në trup, zhveshur krejt, fare zbuluar. Me këmbët (krahët) lakuriq. Mbeti lakuriq. Kishte dalë lakuriq. Jetonin lakuriq.
  • 2. Pa rroba e pa këpucë, pa veshmbathjet e domosdoshme. I kishte (i mbetën) fëmijët lakuriq.
  • 3. fig. Ashtu siç është, hapur, pa e zbukuruar aspak. Ia tha të vërtetën lakuriq. E nxori (e paraqiti) lakuriq diçka. U zbulua lakuriq diçka.
  • Pisk e lakuriq shih te PISK. E la lakuriq dikë i mori gjithçka, s'i la gjë prej gjëje, e la pa asnjë mjet jetese. I ka hipur kalit lakuriq mospërf. ka zënë një vend a ka marrë një detyrë shoqërore pa e merituar; i është rritur mendja shpejt. E mori nusen lakuriq e mori nusen pa pajë, me rrobat e trupit. Mban ferra lakuriq bën diçka shumë të vështirë e të mundimshme, ecën mbi driza.