LAMBIK m.

  • 1. Kazan prej llamarine a prej bakri, që përshkohet në mes nga një gyp, ngrohet nga poshtë dhe shërben për të larë rroba. I zien rrobat në lambik.
  • 2. Enë prej llamarine, me një muslluk, që përdoret për të larë duart e fytyrën; muslluk. Lambik uji.
  • 3. Enë e madhe si kazan, me një gyp në mes, që shërben për të bërë raki etj.; kazan rakie. Lambik rakie (alkooli).